Vendosni fjalën kyçe....

Voton Këlliçi, thirrje qytetarëve: Votoni për ndryshimin e qytetarëve


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i shoqëruar nga familjarët e tij për Tiranën, Belind Këlliçi ka votuar në shkollën “Dora d’Istria”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime për të ndryshuar të ardhmen e kryeqytetit.

Sapo kreva detyrën time si qytetar, votova. Ftoj gjithë qytetarët e Tiranes që të shkojnë në qendrat e tyre te votimit për të kryer detyrën e tyre si qytetar, për të votuar.Ftoj të gjithë të rinjtë, të gjithë ata mijëra e mijëra qytetarë që në keto 5 muaj kam takuar duke shtrënguar duart, duke i parë në sy dhe duke folur për ndryshimin. Sot është dita e madhe, sot është 14 maji që kemi pritur aq shumë që të gjithë. Është dita ku keni në dorë fatet e këtij qyteti dhe ndryshimin e keni vetë në duar, ndaj e kam edhe një apel për rininë, për atë që kam thënë, për naçut e Tiranës, për të gjjthë ata që e kuptojnë çfarë po u them, për të gjithë vajzat e djemtë që kanë një moment që mendojnë të ikin nga ky qytet, që e kanë më të lehtë për të menduar të marrin 1 kamion për të ikur, apo të marrin gomonet për të ikur, iu them: JO.

Hajdeni votoni, hajdeni ndryshoni të ardhmen e qytetit tonë. Për gjithë këto punë të pabëra, pë abuzimet që keni parë këto 8 vite, për shpresat e shuara, për gjithë ata qytetarë që janë larguar, dilni votoni. Mos harroni, askush nuk j’ua kontrollon dot voton, as Belind Kelliçi, as Erion Veliaj. Ftoj gjithë qytetarët të vijnë ne qendrat e votimit, të shkojnë në dhomat e fshehta, të voyojnë me ndergjegjje të pastër, të votojnë me ndergjegjje të pastër, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë për të ardhmen e familjarëve të tyre pë 4 vitet e ardhshme.

Unë e kreva detyrën time, tani do shkoj ne seline qendrore të PD. Jam duke marrë informacione nga gjithë qendrat e votimit në Tiranë. Deri tani disa incidenteve të vogla teknike, procesi është duke shkuar normalisht. I bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve, dilni votoni masivisht. Sot është ditë feste për gjithë ata që më kanë pyetur këto muaj kur vjen duta e ndryshimit. Sot është dita e ndryshimit, 14 maji, dilni e votoni.”, tha Këlliçi.