Vendosni fjalën kyçe....

Lënia në burg e Belerit, reagon Greqia: Arrestimi dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor


Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Ministria e Jashtme e cilëson skandaloz vendimin e Gjykatës së Vlorës nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme.

Deklarata thotë se arrestimi dy ditë para zgjedhjeve e një kandidati nuk përbën shtet ligjor.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz.

Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”-thuhet në deklaratë.