Vendosni fjalën kyçe....

KQZ pak orë para zgjedhjeve, probleme me operatorët e identifikimit elektronik


Pak orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Shqipëri, duket se jo gjithçka është gati, por po punohet edhe në këto momente të fundit që çdo gjë të jetë në rregull.

KQZ ka shpërndarë në pjesën më të madhe bazën materiale.

Vijojnë të ketë disa probleme në Bashkinë Dropull, po ashtu të kenë probleme 3 bashkitë e Durrësit. Janë evidentuar raste kur komisionerët nuk janë paraqitur për të marrë materialet. Sipas KQZ kjo është një sjellje e papërgjegjshme.

Mendohet që pak probleme do të ketë edhe në Elbasan, ku votimi do të jetë elektronik, pasi në disa fshatra nuk ka internet. KQZ po con pajisjet e nevojshme për të realizuar atë.

Problemi më i madh është mungesa e operatorëve për përdorimin e pajisjeve të identifikimit, gati 100 qendra nuk do të kenë operatorë. Frika është se nesër ky numër mund të rriten.

Te këto qendra, identifikimi do të bëhet në mënyrë manuale, siç është bërë më parë.

Ende e paqartë edhe nga KQZ se sa është numri i komisionerëve që i mungonte partive politike dhe në veçanti ata të PD zyrtare. Gati 500 qendra kanë mungesë edhe pse PD ka thënë që i ka emrat, por nuk i ka bërë publikë për të shmangur presionet.