Vendosni fjalën kyçe....

OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit


Siç ka raportuar edhe më parë BBC, Izraeli ka urdhëruar të gjithë në veri të Gazës të evakuojnë rajonin, përfshirë edhe ata në spitale.  Por kjo detyrë është ‘pothuajse e pamundur’, thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jašarević dhe organizata po i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë këtë urdhër.  

“Ka pacientë që janë atje që nuk mund të lëvizin thjesht, shumë ka në ventilatorë mekanikë, ka të sapolindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t’i lëvizësh ata,” tha ai për BBC.

“Ne po i bëjmë thirrje Izraelit të rishqyrtojë këtë urdhër,” tha ai.  Jašarević tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundjet kronike u sollën në Gaza përmes kalimit kufitar rafah kohët e fundit, ‘por kjo nuk është gati e mjaftueshme. 

Gjithashtu au shtoi se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në kufirin me Egjiptin, por nuk kishte garanci për siguri se furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurtë.