Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Belerit, Paloka ironizon ambasadoren amerikane: Sipas traditës kimiane, opozita do dilte fajtore për shitblerje votash


Deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar ambasadoren amerikane Yuri Kim pas arrestimit të kandidatit të koalicionit opozitar për Himarën, Fredi Beleri.

Ai shkruan se ndërsa nuk merr përsipër të gjykojë nëse Beleri është fajtor apo jo, nuk ka asnjë dyshim se ‘drejtësia e reformuar’ është krejtësisht në shërbim të pushtetit të korruptuar e kriminal të Edi Ramës.

Më tej Paloka ironizon ambasadoren Kim duke shkruar se ‘sipas traditës kimiane’, opozita do dolte fajtore për ‘shitblerjen e votave’.

“Pra, pas dhjetëra denoncimeve të bëra nga opozita, pas dëshmive dhe fakteve evidente (edhe me video) të krimeve zgjedhore e shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor e atij Penal prej kandidatëve socialistë, ministrave dhe të vetë Ramës, papritur SKAP-i gjeti dhe arrestoi një kandidat të koalicionit opozitar në Himarë… e pikërisht atë që Rama e kishte sulmuar e bullizuar më shumë gjatë gjithë këtyre ditëve!!! Unë nuk kam info dhe nuk marr përsipër të gjykoj nëse është fajtor apo jo Beleri, po nuk kam asnjë dyshim që kjo “drejtësia e reformuar” është totalisht në shërbim të pushtetit të korruptuar e kriminal te Rames. E paralajmëroi dhe Yuri në fakt. E, që në momentin që ajo “denoncoi” shitblerjen e votave, duhej të na shkonte ndërmend se sipas traditës kimiane, opozita do dilte fajtore… Unë vetë “e parashikova” në statusin tim.” – shkruan Paloka.