Vendosni fjalën kyçe....

Apeli zbardh vendimin që i la vulën e PD-së Alibeajt: U anashkaluan provat, Zhukri i njëanshëm


Gjyqi për vulën e PD, ‘Apeli’: Zhukri në favor të Berishës, s’ishte i paanshëm! Duhet të ishte pranuar dorëheqja e tij nga çështja, të pyetet Lulzim Basha

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2023, mbi konfliktin e drejtimit të Partisë Demokratike, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, i cili përfaqëson linjën e Perëndimit dhe të Lulzim Bashës. Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së. Apeli e ka rrëzuar këtë vendim si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë. Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës.

Po cilat janë argumentet e Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit?  Përpos të tjerave, Apeli thekson se gjyqtari Agron Zhukri ka qenë i njëanshëm në gjykimin e kësaj çështje dhe se kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptaja.com