Vendosni fjalën kyçe....

Çani debat me Alibeajn: Një miku yt po fiton tenderat e kryeministrit Rama


Gazetari Arian Çani u përball me drejtuesin e kompanduar të PD-së Enkelejd Alibeajn në emisionin “Now” në Euronews Albania duke e akuzuar këtë të fundit se një mik i ngushtë i tij po fiton tenderat e kryeministrit Edi Rama.

Enkelejd Alibeaj foli edhe për akuzat që Sali Berisha ka bërë ndaj tij dhe vëllait të tij duke thënë se janë të pavërteta.

Ai tha se këto akuza janë hedhur ndaj tij në 2015 dhe në atë kohë ka qenë edhe vetë Berisha që i ka mohuar.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Enkelejd, po edhe ty të mban Rama.

Enkelejd Alibeaj: Më jep një provë.

Arian Çani: Po seç ke një mik që e ke shumë të afërt ti, prej vitesh në fakt i cili vazhdon të marrë tendera nga qeveria.

Enkelejd Alibeaj: Hajde më jep një provë.

Arian Çani: Ti e di që unë jam njeri me etikë.

Enkelejd Alibeaj: Aaa jo, përderisa thua këtë.

Arian Çani: Po ti mohoje, thuaj se kam.

….

Enkelejd Alibeaj: Ja si është historia. Po ta them ty që t’ia thuash edhe Sali Berishës. Në vitin 2015 pas zgjedhjeve lokale unë isha personi i cili në Partinë Demokratike mbuloja rendin dhe sigurinë. Unë isha denoncuesi i kanabizimit të Shqipërisë, kur ministër ishte Saimir Tahir. Ishte ai që nxori një histori për vëllain tim.

Arian Çani: Alibeaj për çfarë po flet?

Enkelejd Alibeaj: Po flas për atë që po më akuzon.

Arian Çani: Ti s’më ke dëgjuar pyetjen.

Enkelejd Alibeaj: Ata po më akuzojnë për atë që Saimir Tahiri ka thënë për mua në 2015.

Arian Çani: Të akuzon për vëllain në burg.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është e vërtetë. Sali Berisha ka marrë akuzën e bërë 7 vite më parë nga Saimir Tahiri.

Erla Mëhilli: Po e kanë thënë mediat e huaja.

Enkelejd Alibeaj: Është e pavërtetë. Sali Berisha flet me gojën e Tahirit. Verifikojeni ju jeni gazetar.