Vendosni fjalën kyçe....

Paqe në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve


Real Madrid dhe Man.Siti janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Në Santiago Bernabeu, galaktikët shënuan të parët me Vinicius Jr. në minutën e 36’ rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë De Bruyne barazoi shifrat në minutën e 67’.

Ekipet do ndeshen pas një jave në Angli për të vendosur se kush do jetë finalistja e Ligës së Kampionëve.