Vendosni fjalën kyçe....

U futën për tu larë në kanionin e Osumit, turistin holandez e merr rrjedha bashkëshortja del nga uji


Dy turistë holandezë u futën për të notuar në kanionet e lumit Osum por njërin prej tyre e ka marrë rrjedha.

64-vjeçarja deklaroi në spital se ishte futur të notonte me bashkëshortin e saj 68-vjeçar në kanionet e lumit Osum dhe ndërsa ajo arriti të dalë, bashkëshorti i saj nuk mundi.

Policia dhe zjarrëfikësit e Beratit kanë nisur kërkimet në kanion ndërsa palombarët e Reneas janë nisur në kërkim të 68-vjeçarit.

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur palombarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.