Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi publikon dëftesat që nga klasa e parë deri te diplomat e titujt, fton Veliajn të bëjë të njëjtën gjë


Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, ka publikuar sot të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Këlliçi ftoi për të disatën herë kryebashkiakun Velian në debat publik ndërsa i kërkoi që të tregojë edhe ai diplomat që ka marrë në universitet.

“Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky Veliaj ‘është me shkollë’ dhe unë ‘pa shkollë’, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe të flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë. Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së pare. Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë. Mësuese Drita Vorfi. E përshëndesim zysh Dritën. Kjo është shkolla tetëvjeçare ‘Pjetër Budi’. Urdhëro, ja ku e ke, klasa e dytë. Urdhëro, klasa e tretë. Klasa e katërt, klasa e pestë. Klasa e gjashtë, zotëri. Ja edhe klasa e tetë. Urdhëro dhe vitin e parë në “Harry Fultz” meqë e kanë merak.” – tha Këlliçi.