Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me burg përjetë, Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht


Zani Çaushi ka kërkuar ulje të masës së dënimit. Në një kërkesë drejtuar gjykatës së Matit, ai ka kërkuar rillogaritjen e ditëve të burgut.

Ndër të tjera në kërkesë ai kundërshton disa vendime të mëhershme të gjykatës së Matit që ia kanë rrëzuar kërkesën për uljen e dënimit.

Myrteza Çaushi është dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjet e vitit 1997 në Vlorë. Ai e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Sipas ligjit, edhe një i dënuar me burg përjetë mund të kërkojë lirimin me kusht pas një periudhe të caktuar pas hekurave.