Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës, dëmtohet një automjet


 

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani./ Klan Kosova.