Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi:  S’ka asnjë rrezik që të dhënat e identifikimit elektronik të keqpërdoren, koha e ruajtjes së tyre është shumë e shkurtër


Kreu i KQZ-së ka thënë se nuk ka asnjë rrezik që të dhënat e identifikimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të keqpërdoren duke e quajtur të ligjshëm një shqetësim të tillë.

Ai ishte i ftuar në ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta ku theksoi se pajisja e përdorur në zgjedhje ka pasur si qëllim që të vërtetojë faktin se kush është paraqitur për të votuar.

“Pajisja që është përdorur ka pasur si qëllim të vërtetojë faktin se kush është paraqitur në QV. Tashmë nënshkrimi bëhet në mënyrë elektronike me shenjën e gishtit. Kjo mënyrë është përdorur edhe në vende të tjera. Qëllimi i kësaj pajisje ishte që të merrej nënshkrimi me anë të shenjave të gishtit. Nëpërmjet një procesi të kryqëzimit të të dhënave, ne do të shohim nëse një votues ka vendosur gishtin në më shumë se një QV. Shqetësim është i përligjur, pasi jam edhe vetë një person që e ka vendosur gishtin atje, por nuk ka asnjë rrezik që këto shenja të keqpërdoren. Koha e mbajtjes së këtyre të dhënave është shumë e shkurtër. Ka një protokoll të administrimit të këtyre të dhënave. Nuk është vetëm një person që ka kontrollin e këtyre të dhënave. Është një protokoll që ofron të gjitha garancitë.” – tha Celibashi.

Ai shtoi më tej se KQZ-ja do bëjë një analizë mbi numrin e lartë të fletëve të votimit që kanë dalë të pavlefshme me 25 prill e kjo do ndodhë sapo të përmbyllet i gjithë procesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *