Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Gosë për Ditën e Dëshmorëve: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Ditën e Dëshmorëve ka qenë në Gosë të Rrogozhinës ku ka vendosur kurora në nderim të heronjëve Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Meta shkruan se heronjtë duhet të kujtohen me nderim dhe dashuri dhe nuk duhet harruar porosia se Atdheu na duhet për të jetuar të lirë.

Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”-shkruan Meta.