Vendosni fjalën kyçe....

Mediu nga Njësia 5: Rinia duhet të angazhohet në politikë


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me mbështetës në Njësinë Nr 5 në Tiranë

Fatmir Mediu bëri thirrje për të votuar Nr.4 Partinë Republikane.

“Një nga drejtuesit e listës për këshilltar dhe njëkohësisht n/kryetar i PR Albi Jahelezi vlerësoi nevojën për të qenë të bashkuar dhe punuar për familjen dhe Shqipërinë.

Duke pasur besimin tuaj, forcën tuaj, motivimin, ne na bën që të ecim Akoma më përpara, na bën që të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, prindërve tanë, pse jo dhe gjyshërve tanë, pra të jemi të gjithë bashkërisht. Mendoj që fëmijët tanë duhet të jetojnë në këtë vend. Ne jemi shqiptarë, i përkasim këtij vendi, i përkasim këtij territori dhe patjetër që e duam këtë vend, sado larg që të ikim, kudo që të shkojmë, nuk mund të rrimë dot pa u kthyer”-tha Jahlezi.

Mediu theksi domosdoshmërinë e angazhimit të rinisë në politikë.

Në 33 vite politikë kam parë, kemi ecur përpara, pastaj kemi shkuar mbrapa e kështu me radhë. Por ajo që më bën të besoj sinqerisht që Shqipëria ka të ardhme është kur shikoj Albin, Dianën, Mikaelën, Sentin, Donaldin, Sandrin, të gjithë ju, që doni të angazhoheni, dhe ju kërkoj sinqerisht me insistim, angazhohuni, mos rrini indiferentë

Zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi shumë më të madhe sesa thjesht kush do të jetë kryetar bashkie. Është momenti i një sfide ndërmjet të mirës dhe të keqes, të njerëzve që duan që atë që ju ka falur Zoti, mundësitë, liritë, të gjitha këto potenciale që ka Shqipëria, t`i kthejnë në mundësi për të zhvilluar ekonominë e tyre familjare dhe të ndërtojnë jetesën këtu në Shqipëri, përballë të keqes që po e shkatërron çdo ditë e më shumë të ardhmen tonë.

Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria, sidomos i të rinjve dhe të rejave, i profesionistëve, ka krijuar një plagë shumë të madhe familjare, sociale, ekonomike dhe politike.

Ne jemi përballë një situate jashtëzakonisht të vështirë. Për herë të parë Shqipëria është në një udhëkryq shumë të madh, të shpopullimit dhe të shpërbërjes. Kjo ka qënë një ëndërr dhe e atyre që kanë qenë kundërshtarët tanë si komb. Përballë kësaj situate mendoj që është e domosdoshme t`a kuptojmë rëndësinë e kësaj sfide, të mirës kundër së keqes. Prandaj secili duhet të gjykojë sipas mënyrës së vet.

E para, kush është njeriu për të cilin duhet të votojmë?

E dyta, kush është politika që mbështet një njeri të caktuar, për t`i dhënë mundësinë që të na përfaqësojë dhe të jetë zë dhe mundësi për secilin për këshillin bashkiak apo në krye të bashkisë.

Unë kam dëshirën dhe besoj që kjo duhet të jetë dhe tek pjesa tjetër e lidershipit politik, që në qoftë se neve na u dha një mundësi në vitin 1990 nga të rinjtë për të drejtuar politikën, ka ardhur koha që ne duhet t’ia kthejmë politikën të rinjve.

Ka shumë njerëz të mirë në këtë vend, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, që mund të krijojnë Parlamentin më fantastik dhe më kualitativ dhe qeverinë më të mirë për Shqipërinë.

Nuk është vetëm interesi jonë, nuk jemi vetëm ne, ka shumë njerëz të mirë ky vend që mund të eci përpara”-deklaroi Mediu.