Vendosni fjalën kyçe....

Humbja nuk është vija e kuqe, për Berishën ditë e largët largimi nga politika


Për Sali Berishën duket se këto nuk janë zgjedhjet e fundit që merr pjesë për të kërkuar votën.

Madje Berisha nuk e mendon largimin edhe në qoftë se humb zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha mohoi kategorikisht që këto zgjedhje të jenë “vallëzimi i tij i fundit politik”.

Pjesë nga debati:

Berat Buzhala: Nëse edhe këtë herë nuk keni sukses, a mendoni që këto zgjedhje janë vallëzimi juaj i fundit politik?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Çfarë flet more? Ky është proces rikthimi. Rikthimet janë ekzotike. Rikthimi i ka ndodh De Gaul. Jo në asnjë mënyrë. Rikthimi është rikthim, nuk gjykohet.

Berat Buzhala: Nëse nuk është fitore, nëse është fitore patjetër. Nëse i fitoni 30 bashki askush nuk thotë që ju s’keni të drejtë të kandidoni për Kryeministër të ardhshëm. Po çfarë nëse nuk ndodh kjo gjë?

Sali Berisha: Ky është proces rikthimi. Çfarë ndodhi? Shqipëria u bë me opozitë, s’kishte opozitë. Procesin e rikthimit duhet ta studioni.