Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri godet me shpullë volejbollisten e Skënderbeut (Video)


Një veprim i shëmtuar dhe aspak sportiv ka bërë trajneri i ekipit të volejbollit për vajza në ndeshjen e për moshat U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Në videon që po shpërndahet me shpejtësi, shihet se trajneri i skuadrës korçare të “Skënderbeut”, Romeo Xeka, teksa kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.