Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradimi nga Londra, Edmond Haxhia dhe shtetasit anglez kërkojnë liri me kusht


Në Londër prej pak momentesh ka nisur seanca e dytë gjyqësore nga ku po shqyrtohet  kërkesa e shtetit shqiptarë për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Përpara gjykatësit  të specializuar për ekstradimet  Michael Snow,  kanë dalë Edmond Haxhia,  Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu i cili është duke e ndjekur këtë seancë gjyqësore,  raporton se prokurorja Zoe Lash është ajo e cila përfaqëson shtetin shqiptarë kërkues i ekstradimit.

Ajo  fillimisht i relatoi gjykatës rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën Shqipëria kërkon ekstradimin.

Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë Zoe Lash.

Në orët në vijim gjykatësi Michael Snow pritet të japë vendimin për pranimin ose jo të ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në liri me kusht.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Top Channel