Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Strukturat dhe shtabet zgjedhore janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet e 14 majit, ku thotë se strukturat dhe shtabet zgjedhore janë vënë në funksion të plotë për të arritur fitoren.

Meta në Facebook shkruan se Tirana do t’u kthehet qytetarëve dhe se në këto ditë që kanë mbetur para zgjedhjeve, strukturat duhet të jenë të angazhuara maksimalisht dhe të takojnë dhe bisedojnë me qytetarët derë më derë.

 

“Strukturat tona, shtabet zgjedhore, në çdo lagje e fshat të Tiranës, janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të Ndryshimit të madh.

Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët.

Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute”, shkruan Meta në Facebook