Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Nuk bashkëpunoj me Metën. Nuk është dramë distancimi i Bardhit


Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin “Real Story” në Report TV tha se ky 14 maj për të do jetë një sfidë për mbrojtjen e së djathtës në Shqipëri.  

Nëse u prezantuan më këto zgjedhje me këto këshilla bashkiak dhe me këta përfaqësues, fajtor është Sali Berisha, ai që i pati mundësitë të mos ua shkaktonte këtë demokratëve, përkundrazi. Sot në këto zgjedhje për PD, është që ajo të ekzistojë si një koncept, jemi në anën e drejtë të historisë, fakti i mbajtjes së marrëdhënieve me SHBA, krijimi i një partie të djathtë. Dua të marr ato vota që janë të djathta. Kemi kaluar momentin më të keq, nuk ka më vend për berishizmin dhe ka nevojë që ky vakum i madh përfaqësimi i së djathtës. 50% e shqiptarëve nuk duan as Ramën, as Berishën e as Metën, kjo është sfida jonë. Në 2025 e kemi të rëndësishëm që të jemi një fajtor i rëndësishëm, konkurrues.  3 janë synimet deri tani, e para është ruajtja e PD, është një darë mes të shkuarës dhe së ardhmes, për të ruajtur të djathtën, 33 vite në pushtet politik janë shumë për këdo. Janë bashkë se ngjajnë, janë produkt i këtij tranzicioni shqiptar shumë i stërzgjatur. Nëse ka një nevojë, një interes dhe domosdoshmëri të ruajtjes së PD, të së djathtës dhe së ardhmes është ndarja nga berishizmi”, tha Alibeaj.  

Alibeaj foli edhe për Gazment Bardhi i cili është parë të bëjë fushatë për një kandidat të “Koalicionit Bashkë Fitojmë”, siç ishte rasti i Vaut të Dejës. Alibeaj nuk e konsideron si “dramatike”, por thekson se ky është një tregues se si paraqitet gjendja reale në Partinë Demokratike.  

Nuk shoh asgjë dramatike, janë në fushatë. Kjo e bën reale faktin se ku ndodhet PD, nuk e fsheh, kjo është e vërteta, besoj që ajo që është e rëndësishme, përtej rezultatit, PD është e pozicionuar, raporti i saj me SHBA ka qenë pjesë e AND marrëdhënia special, lindi PD me bekimin e SHBA që në atë kohë, ndaj të dërrmosh këtë zgjedhje do të thotë i ke dhënë fund ekzistencës, sot jemi pozicionuar qartë në mbrojtje të kësaj vlere ekzistenciale. Do shohim si do vlerësojë publiku”, tha ai.  

Në ndryshim nga Sali Berisha, Alibeaj thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Ilir Metën.  

Me Ilir Metën s’jam mik. Për ata Non Grata në konceptin, nga ata të cilët janë kundër marrëdhënieve të shqiptarëve me SHAB, që nuk e shohin korrupsionin si një ndër problemet kryesore, është nevojë ulëritëse e shoqërisë shqiptare, nga të gjithë ata bartës të këtyre simptomave, sa më përket mua, kurrë”, tha Alibeaj.

Fakti që në diskursin politik të Edi Ramës është vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta e jo opozita e vërtetë, për Alibeajn ka një arsye. Ai tha se Rama është i vetëdijshëm që përballë tyre e ka të sigurt fitoren. 

Ka kuptuar këtë gjë, biznesin e ka futur në xhep, median e ka future në xhep, tani po përcakton dhe opozitën. Edi që me Berishën dhe Metën e ka të fituar gjithmonë”, tha Alibeaj.