Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 14 maji pa kundërshtarë, hundëhollët e këngës së fushatës s’e kanë dëgjuar Beethovenin nga fillimi në fund


Kryeministri Rama tha sot se në zgjedhjet e 14 majit nuk kanë kundërshtarë.

I ftuar në emisionin ‘Wake Up’ kreu i qeverisë tha se shumë pak bashki janë në diskutim ndërsa theksoi se nuk do bashkëpunojë me ‘non gratat’.

Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasjes. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Nuk do bashkëpunojmë me non grata. Eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në AND-në e vet.” – tha Rama.

Ai komentoi edhe këngën e fushatës duke ironizuar kritikët e saj ‘hundëhollë se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Bethoven-in nga fillimi në fund’.

“Nuk është tallava, është kombinim mes hip hop me muzikën tradicionale. E shijoj shumë edhe tallavanë. Tani këta hundëhollët e buzëhollët që kanë problem me tallavanë, ju siguroj që nuk e kanë dëgjuar kurrë Beethoven-in nga fillimi deri në fund.” – tha Rama.