Vendosni fjalën kyçe....

Refuzimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë/ Berisha: Ekzekutim për së dyti, s’mund të pranojmë rreshtimin e Tiranës me Beogradin


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “ekzekutim për së dyti” qëndrimin e qeverisë socialiste për të refuzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Ai deklaroi se ky akt i dëshmon qartë se Tirana po kthehet në një “Beograd të vogël”.

“Refuzimi nga qeveria aktuale pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është akt makabër anti-kombëtar. Është përdhosje. Ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u masakruan në suazën e operacionit Patkoi.

Që kishte për qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova. Ky akt i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër përveçse një Beograd i vogël. Interesat çnjerëzore të Beogradit janë preference dhe përparësia e qeverisë e Tiranës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë.

Nuk ka patriot shqiptar. Nuk ka qytetar të vërtetë shqiptar që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin në qëndrim ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.”- dekalaroi Berisha.