Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i AMA: Koalicioni Berisha-Meta mori shumicën e kohës televizive


Në një kohë ku gara politike po bëhet gjithnjë e më intesive në takimet e ndryshme elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, nga të gjitha grupimet politike, “AMA”(Autoriteti Mediave Audiovizive) ka nxjerrë një raport mbi kohën televizive që marrin partitë politike në këto takime, ku rezulton sipas saj se koalicioni Berisha-Meta, e ka marrë shumicën e hapësirës mediatike.

Në raport thuhet se për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën.

Përpos këtij fakti, është për tu thënë se dy aleatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë akuzuar herë pas here kryeministrin Rama, se kontrrollon televizionet, ndërkohë që raporti i “AMA”-s thotë krejt të kundërtën.

 

(kliko këtu për raportin e plotë të AMA)