Vendosni fjalën kyçe....

Biden ngatërrohet gjatë Konferencës për Shtyp, e quan Putinin “Presidenti Trump” (VIDEO)


Gafat e presidentit të SHBA-ve Joe Biden tanimë janë bërë të zakonshme. Në takimin e zhvilluar një ditë më parë me homologun e tij rus Vladimir Putin, ai u ngatërrua duke e quajtur atë “Presidenti Trump” para gazetarëve.

Në një moment, Biden gabimisht përmendi paraardhësin e tij Donald Trump kur po i referohej Putinit. Por e kuptoi shpejt dhe e korigjoi veten.

“Ndoqa një pjesë të konferencës për shtyp të Presidentit Trump… ë Putinit.”- tha ai.

Putini foli i pari pasi ai dhe Biden përfunduan takimin e tyre që zgjati tre orë në një vilë historike të shekullit të 18-të buzë Liqenit të Gjenevës. Ai shkoi në dhomën ku mbajti konferencën e tij për shtyp, në kontrast me Biden i cili kaloi te ndërtesa me makinën e tij presidenciale.

Putini i ktheu shumë nga pyetjet që gazetarët i shtruan atij në kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke përmendur këtu nivelet e larta të dhunës me armë në Amerikë.

“Ju nuk keni kohë të hapni gojën dhe jeni qëlluar për vdekje”- tha ai, duke iu referuar të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara. “Shikoni rrugët amerikane. Njerëzit po vriten atje”- tha ai. “Ju mund të merrni një plumb në qafë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *