Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Bashkitë e PS-së janë më të pastra, Shkodra e ka paguar nga verbëria politika


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dropull ku ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat duke thënë se prioritet i qeverisë mbetet turizmi që do të fuqizojë çdo familje.

Duke krahasuar bashkitë e qeverisura nga Partia Socialiste si shembull të pastrimit përmendi bashkinë e Shkodrës duke thënë se është i vetmi qytet ku nuk ka shërbimet e duhura për shkak të asaj që i referohet si verbëria politike.

“Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura. S’dua të vazhdoj me punët e grave në qeverinë tonë por dua të them që në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falënderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit. Një është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin.

Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha Rama.