Vendosni fjalën kyçe....

Edhe dy raste të reja, 15 të prekur nga Covid-19 në Kosovë


Ka shkuar në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmi është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës dy personat kishin ardhur nga Londra ditën e sotme.

Dy personat janë zbuluar në aeroportin ‘Adem Jashari’ për prekjen nga virusi.

‘Të dy kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16 mars dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ dhe janë përcjellë me autoambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK’, thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *