Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Hidrovori i Durrësit aferë korruptive, Sakon do e kallëzojmë në SPAK


Ish-kryeministri Berisha tha se kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako duhet të hetohet nga SPAK-u për investimin në hidrovorin e qytetit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai theksoi se Sako ka një histori veprash të rënda penale, po pavarësisht kësaj nuk hetohet nga prokuroria të cilën e cilësoi si SKAP-i i Ramës.

Berisha tha se në ditët në vijim, Sako, që është kandidatja e PS-së për  Durrësin do kallëzohet në SPAK.

“Zonja Sako për të vjedhur nuk lë ligj pa thyer. Nuk lë standard pa shkelmuar. Hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj. Investimi për hidrovorin e Durrësit u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Imagjinoni ju se çfarë bëjnë këta me qytetarët. Projekti filloi si përforcim në rindërtim duke shpërdoruar fondet publike. U ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese të hidrovorit, në një zonë pranë Porto Romanos duke rritur kostot e investimit. Shpenzime të përllogaritura nga bashkia e Durrësit shkojnë në 26 mln euro vetëm për të vjedhur. Vetëm projekti për rehabilitim e infrastrukturës ka kushtuar 7.2 mln euro. Prokurimi ishte fiktiv. Sako është me një vepër të rëndë, kemi të bëjmë me një histori veprash penale. Kjo zonjë vendin e ka të paktën në hetim të thellë nga SKAP-i. Por këtë nuk e lejon Edi Rama, megjithatë ne këto ditë do të dorëzojmë në SKAP për ndjekje penale edhe zonjën Sako.” – theksoi Berisha.