Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj qesëndis Këlliçin: Belindi ka kohë ta marrë diplomën e së mesmes, sot ka shkollë nate


Kryebashkiaku i Tiranës ka ironizuar kundërshtarin e tij Këlliçi lidhur me çështjen e diplomës së shkollës së mesme.

Veliaj tha se edhe nëse Këlliçi s’e ka bërë shkollën, mund ta bëjë më vonë, duke i sjellë si shembull edhe mundësinë e shkollës së natës.

Më tej ai tha se të qenurit klor për pastrimin e fytyrës së Sali Berishës është diçka e cila nuk zhduket kurrë por le shenjën e saj gjithë jetën.

Kryebashkiaku vijoi ironinë duke shtuar se Këlliçi ka koha ta marrë diplomën pasi Tirana është qyteti i mundësive të dyta.

“Njeriun nuk e fëlliq gjëja që nuk ka bërë. Një njeri edhe nëse nuk e ka bërë shkollën, e bën më vonë. Sot ka shkollë nate. Njeriun e fëlliq gjëja që ka bërë. Në CV nëse nuk ke bërë shkollën, mund ta bësh më vonë. Por nëse ke qenë klor për të pastruar fytyrën e Sali Berishës, kjo është diçka që ti nuk e heq dot kurrë. Unë besoj se kush pranon sot të dalë kundra Amerikës dhe të ketë në CV gjithë jetën e vet, që ishte aty si sapun për fytyrën e Berishës, e cila është sot e papastrueshme, është e rëndë. Sot është i pakundërshtueshëm dhe i pakthyeshëm vendimi për personat non grata, unë besoj se kjo është diçka më e rëndë. Më e rëndë është përfaqësimi i Sali Berishës, njeriut që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, njeriu që ka shkatërruar të gjithë pasurinë e shqiptarëve në vitin ’97, njeriu që hodhi në erë 26 jetë në Gërdec, njeriun që vrau me plumba në mish në bulevard, njeriun që sot nuk kalon dot Rinasin. Të përfaqësosh dhe të bëhesh sapun për fytyrën e Saliut është më e rëndë. Të bësh shkollën e mesme ka gjithmonë një shans të dytë dhe unë besoj se për të gjithë duhet të ketë një shans të dytë. Tirana është qyteti i shanseve të dyta dhe Belindi ka kohë ta marrë diplomën.” – tha Veliaj.