Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lezhë, treni përplas një grua, transportohet në gjendje të rëndë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë fshatit Zejmen në Lezhë, pasi treni i pasagjereve të linjës Shkodër-Laç, nga burimet paraprake mësohet se ka përplasur një grua.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.