Vendosni fjalën kyçe....

Biden letër Agim Rexhepit: Do shpëtojmë planetin dhe do gjejmë kurën për Kancerin e Alzheimerin


Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Joe Biden i ka shkruar një letër kreut të shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi ka publikuar letrën e Bidenit, të cilën e ka përkthyer dhe në shqip.

Biden thotë se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Biden në këtë letër thotë se kurrë nuk ka qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa tani dhe madje beson se do të shpëtojnë edhe planetin, duke gjetur kurën për kancerin, Alzhaimerin dhe diabetin. Rexhepi ka publikuar të tjera letra që i kanë dërguar me rastin e Dittës së Falenderimeve, të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë.

Letra:

Agim,

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *