Vendosni fjalën kyçe....

Roja u dëmtua nga një prej pajisjeve, ndalohet menaxheri i këndit të lojërave në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar menaxherin e një këndi lojërash ku mbrëmjen e djeshme u dëmtua roja i këtij biznesi.

Policia shpalli në kërkim pronarin këndit të lojërave.

44-vjeçari me inicialet L.X., rezultonte i pasiguruar në këtë biznes, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë menaxher i këndit të lojërave të qytetit të Elbasanit, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. L., 61 vjeç, pronar i këtij këndi lojërash, pasi dyshohet se është dëmtuar në njërën nga pajisjet e këtij biznesi, jashtë rrezikut për jetën, roja i këtij ambienti, shtetasi L. X., 44 vjeç. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 44-vjeçari punonte në këtë biznes, i pasiguruar.

Vijon puna për kapjen e 61-vjeçarit”-njofton policia.