Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e dy personave në Sarandë, policia dyshon se janë groposur në Konispol, aksion për gjetjen e tyre


Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Policia dyshon se dy personat të jenë ekzekutuar dhe më pas groposur në zonën e Vrinës. Dhe për këtë ditën e sotme një aksion u FNSH-së së bashku me familjarë të të zhdukurve ka nisur për kërkimin e gjurmëve ku dyshohet se mund të jenë groposur.

Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.