Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori ndan videon me qytetarët: Një jetë në qytet, gjysmë jete si dëshmitar i përvetësimit dhe degradimit të tij


Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ka postuar një video në rrjetet sociale me pamje të publikuara nga kryeqyteti.

Në video ku prezent është edhe figura e Qorit, ai sqaron se qyteti gjatë shumë viteve ka pësuar degradime duke prishur hapësirat publike, rrugët dhe duke kufizuar rritjen e fëmijëve në këndet e lojrave që ata kanë nevojë.

Mandej Qori shprehet në video se Tirana është qyteti i pak njerëzve të pasur dhe se të rinjtë janë gjithnjë duke u larguar nga kryeqyteti.

Qori shprehet se e gjitha kjo mund të ndryshojë, pasi Tirana mund të bëhetë modeli i qytetit të jetueshëm nëse bashkimi i njerëzve ndodh nën katalizatorin e “Lëvizjes Bashkë”.

Shumë njerëzve u pëlqen ky spot elektoral. Edhe mua, por jo për të njëjtën arsye. U bë shkas që unë të rivizitoja brenda një dite vendet që më kanë shënjuar si njeri, nga fusha e bërë pallate pas Shkollës së Bashkuar te shkallët e Korpusit.

Një jetë në qytet. Gjysmë jete si dëshmitar i përvetësimit, degradimit dhe tjetërsimit të tij.” shton Qori në postim.