Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 6500 sulme seksuale e përdhunime ndodhën në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar – Raporti


Pavarësisht përhapjes së kamerave mbikëqyrëse CCTV dhe rojeve të sigurisë, më shumë se 6,500 përdhunime dhe sulme seksuale – disa kundër fëmijëve nën 13 vjeç – janë kryer në spitalet në Angli dhe Uells që nga viti 2019, sipas një raporti nga Rrjeti për të Drejtat e Grave WRN) të publikuar të hënën.

Të paktën 2,088 përdhunime dhe 4,451 sulme seksuale në spitale u regjistruan nga forcat policore në Britani mes janarit 2019 dhe tetorit 2022, tha organizata, duke cituar kërkesat për Lirinë e Informacionit për 43 forca policie. Një në shtatë nga këto sulme ndodhën brenda reparteve spitalore, thuhet në raport.

Ndër krimet e raportuara ishin përdhunimi i një femre nën 13 vjeç dhe përdhunimi në grup i një femre mbi 16 vjeç në dy spitale të Ëest Midlands. Tre përdhunime të një femre nën 16 vjeç u raportuan në Cambridgeshire, ndërsa gjashtë vajza nën moshën 13 vjeç u përdhunuan në Lancashire, pretendon raporti.

Të dhënat e marra nuk rendisin gjininë e viktimave, e cila u përcaktua përmes hetimeve të mëtejshme nga WRN. Të paktën 14 sulme përfshinin një viktimë mashkull, njëri prej të cilëve ishte nën moshën 13 vjeç, thuhet në raport.

“Këto statistika janë befasuese”, tha në një deklaratë themeluesja e WRN, Heather Binning.

“Vëllimi i sulmeve seksuale dhe përdhunimeve është edhe më i tmerrshëm kur mendon se këto të dhëna mbulojnë pandeminë, kur pjesa më e madhe e vendit ishte në izolim dhe spitalet supozohej se ishin edhe më vigjilentë.”

Nga 6,539 raste të raportuara në polici, vetëm 265, ose 4%, përfunduan me kallëzim penal kundër një të dyshuari. WRN vuri në dukje se gjatë hetimit të saj, shtatë forca policie dhanë informacion të paplotë, pesë refuzuan të zbulonin se sa sulme ndodhën në repartet e spitalit dhe tre nuk pranuan të japin informacion mbi numrin e të dyshuarve të akuzuar. Policia skoceze nuk dha fare informacion.

WRN rekomandoi që spitalet të rishikojnë planet e tyre të sigurisë dhe të instalojnë kamera shtesë CCTV nëse është e nevojshme, dhe që Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar të detyrojë policinë të regjistrojë më shumë të dhëna për sulmet seksuale në spitale. Për më tepër, organizata i bëri thirrje Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të shfuqizojë udhëzimet e tij të vitit 2019, sipas të cilave gratë transgjinore – të cilat janë biologjikisht meshkuj – lejohen në pavionet e grave.