Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Qeveria po ushtron presion ndaj 450 familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Vorë, për të votuar Rilindjen


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha në një deklaratë për media akuzoi qeverinë Rama se ka përdorur qytetarët për qëllime politike.

Hoxha hodhi akuza ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, duke thënë se Veliaj sëbashku me bashkinë Vorë janë duke iu ushtruar presion 450 familjeve të cilëve u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, për t’i detyruar ta votojnë më 14 maj.

Hoxha iu bën thirrje të ndalojnë menjëherë presionin ndaj atyre familjeve,si edhe ka ftuar edhe mediat ta ndjekin këtë rast..

 

Deklarata e plotë:

Prej shumë ditësh Erion Veliaj, qeveria dhe Bashkia Vorë janë duke iu ushtruar presion 450 familjeve të cilëve u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Ky presion bëhet me një qëllim.

Për për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar që të votojnë për kandidatin e krimit dhe korrupsionit të Rilindjes për zgjedhjet e 14 majit.

Në stilin mafioz janë duke mbajtur peng, jetën normale me cati mbi kokë dhe gëzime apo hidhërime normale familjare, të 450 familjeve duke i lënë në mes të katër rrugëve për qëllime elektorale. Kjo është metoda e dy të pashpirtëve si Erion Veliaj dhe Edi Rama, që e përdorin jetën e njerëzve, hallin e tyre për qëllime politike. Këtë gjë ka bërë në Tiranë për 8 vite, dhe këtë po bën edhe në Vorë me një këmbëngulje prej të ligu përgjatë kësaj fushate elektorale.

Erion Veliaj dhe rilindja, kujtojnë se paratë e taksapaguesve shqiptare dhe qytetarëve të Vorës janë paratë e tyre personale. Ata e trajtojnë Shqipërinë si plackë të tyre, njerzit si pronë dhe veten si skllavopronarë.

U bëj thirrje, sa nuk është vonë, të ndalojnë menjëherë presionin ndaj atyre familjeve, që jo vetëm i ka zënë halli, por duhet të mbajnë barrën edhe të Erion Veliajt dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ftoj të gjitha mediat të ndjekin këtë rast, organet e drejtësise dhe insitucionet përkatëse, të krimit njerëzor që po ndodh me qytetarët e Vorës.

Jam këtu për t’u thënë se cdo njeri që tallet me hallet e njerëzve dhe u ushtron presion atyre, kushdo qofshin ata, nga patronazhistet te kryetari i Bashkisë, do të mbajnë përgjegjsi ligjore dhe politike.

I siguroj qytetarët e Vorës se, nga data 15 maj shtëpitë e tyre nuk do të ndahen me shortin e goglave, por do t’i marrin aty ku i kanë patur. Cdo ankesë për dëshpërblim do te rishikohet dhe dëmshpërblimi do të jetë aq sa ç’janë dëmet e secilit prej tyre.

Traumën dhe përbuzjen qeveritare nuk mund t’jua kompensojmë, port ë drejtën do t’jia njohim dhe respektojmë.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës të mos dorëzohen nga presionet e pushtetit. Orët e tij në Vorë janë të numëruara. Në 15 maj fillon një periudhe e re për ta, një periudhë ku bashkia trajton dhe zgjidh problemet e njerëzve, në vend që t’u ushtrojë presion politik sic po bën bashkia e falimentuar dhe kriminalizuar e Rilindjes.

Më 14 maj fitojmë vetëm nëse jemi bashkë.

Më 14 maj ndryshimi është në duart e tua!