Vendosni fjalën kyçe....

Meta pyetet se kush e financoi hapjen e fushatës në ‘Air Albania’: Na e bëni pyetjen me shkrim, Rama është i tmerruar nga manifestimi


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk dha një përgjigje konkrete teksa u pyet nga gazetarët në një deklaratë për media, lidhur me shpenzimet më shumë se 100 mijë euro për aktivitetin e hapjes së fushatës të koalicionit të tij me Berishën në ‘Air Albania’ më 15 prill.

Meta u pyet nëse ishte ai apo Berisha që pagoi dhe sa ishte shifra totale, por kreu i PL nuk iu përgjigj dhe kërkoi që ajo të bëhej me shkrim.

Madje Meta tha se lajmet që flasin për shpenzimet e fushatës janë tregues se Rama ka frikë.

 “Këto janë pyetje që ju i ngrini me të drejtë. Mund t’i bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës mund t’ju kthejnë përgjigje. Por ka shumë të drejtë Rama dhe ‘ramarucët’ e tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar, siç janë nga manifestimi në Durrës, Elbasan apo edhe dje në Gramsh. Do të jenë të detyruar që të shmangin vëmendjen nga vjedhja që Rama ka bërë në të gjitha këto bashki. Ta sjellë në mistrecllëqe të tilla. Megjithatë ju bëni pyetjet dhe do t’i merrni përgjigjet. Çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli beton dhe shkatërrim në Tiranë për 20 vite, në Durrës për 20 vite, duke vënë dorë edhe mbi pasuritë arkeologjike dhe hapësirat publike. Tani erdhi ora e llogaridhënies”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se Rama është i dëshpëruar sepse skenari i tij që opozita të mos i regjistronte 61 kandidatët e saj mori fund.

Nuk ka konkurrentë përballë konkurrentëve tanë tani kërkon të mbjellë konfuzion me atë ‘billboard’ e shtrenjta, duke pranuar dështimin e plotë të Rilindjes më 14 Maj. Ai mund të dalë ajo zonja që as administrata nuk ia di emrin në Durrës përballë Igli Carës, apo ai kukulla në E;lbasan përballë një personaliteti si Luçiano Boçi. Sigurisht që ata nuk dalin dot. Ndaj edhe ky përpiqet të mbjellë konfuzion dhe t’i ikë llogaridhënies”, tha Meta.