Vendosni fjalën kyçe....

Elisabeta Imeraj: Çështja ‘Basha’ u hap për mosdeklarim, nga hetimet prokurorët ngritën akuzën për falsifikim


Elisabeta Imeraj, një nga prokurort e dosjes ‘Muzin’ ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me paratë e lobimit zbuloi sot se fillimisht dosja në fjalë ishte hapur për mosdeklarim ndërsa gjatë hetimeve, prokurorët kishin kërkuar akuzimin e personave të përfshirë në dosje si fajtorë për falsifikim.

E ftuar në emisionin ‘Përtej’ në MCN, Imeraj, zbuloi se fiillimisht akuza ishte për pastrim parash. Më pas ajo zbuloi edhe argumentet e ndryshme nga tre prokurorët e dosjes, duke pohuar se njëri prej tyre kishte kërkuar dërgimin për gjykim të dosjes me akuzën e mosdeklarimit, duke lënë hapur mundësinë e përfshirjes së dëshmisë së Nik Muzin.

Më tej Imeraj tha se prokurori tjetër i dosjes kishte kërkuar dërgimin në gjyq me pushim për sa i përket çështjes së pastrimit të parave. Sipas ish-prokurores, kërkesa e bërë nga prokuroria asokohe ishte me akuzë dhe se personat duheshin deklaruar fajtorë për falsifikimin.

“Ka një nen specifik që është në Kodin Penal që nuk lidhet më me…sepse fillimisht iu njoftua akuzë edhe për pastrim të produkteve të veprës kriminale, e thënë ndryshe pastrim parash. Më pas pati një ndryshim, pikërisht i lidhur me këtë momentin procedural, pra mosmarrjes së dëshmisë së Nik Muzinit. Të thashë që grupi hetimor ishte i përbërë nga tre prokurorë. Njëri nga prokurorët ka arsyetuar që kërkesa për gjykim duke duhet të shkojë në gjykatë vetëm me akuzën e mosdeklarimit, se është e provuar si akuzë dhe realisht është e provuar dhe duhet të shkojë me kërkesë për pushim por me argumentimin që të jemi në pritje të marrjes së dëshmisë së Muzinit. Gjithmonë prokuroria i ka lënë një derë hapur pjesës që sapo të mundësohet objektivisht marrja e dëshmisë së dëshmitarit që ishte e nevojshme për rastin konkret të mundej që të futej në rangun procedural të hetimit të mëtejshëm. Ndërsa prokurori tjetër kishte mendimin që në këto kushte ku jemi, se dolëm me tre mendime, tre prokurorë, se këto janë edhe elementë të tjerë për t’u diskutuar më tutje, prokurori tjetër kishte mendimin që kërkesa duhet të shkonte me pushim për pastrimin e parave për aq kohë sa ne nuk e provojmë dot për momentin që këto para janë pastrim parash. Pra kjo ishte pak a shumë pjesa e prokurorisë. Megjithatë kërkesa për gjykim e bërë nga prokuroria në atë kohë ishte me akuzë. Pra personat duhet të deklaroheshin fajtorë për falsifikimin.” – tha Imeraj.