Vendosni fjalën kyçe....

Fansat e Beyonce-s kërcënojnë me vdekje gruan që i foli Jay Z


Një foto është bërë virale në rrjet, ku një grua e ulur krah Beyonce-s në ndeshjen e 3-të të finaleve të NBA, afrohet për t’i folur Jay Z duke injoruar këngëtaren.

Shikimi i Beyonces si me dyshim tregon se ajo nuk ndihej aspak rehat për bisedën e bashkëshortit me gruan. Por sikurse shkruan “CNN“, situata nuk ka qenë aspak kështu siç duket.

Gruaja në krah të Beyonces, është Nicole Curran, bashkëshortja e biznesmenit Joe Lacob që ka skuadrën e basketbollit “Golden State Warriors”.

Pas qarkullimit të fotos në internet, Curran ka marrë kërcënime me vdekje nga fansat e këngëtares saqë ajo është frikësuar dhe e ka fshirë fare llogarinë e saj në “Instagram”.

Një shkrimtare e ESPN, Ramona Shelburne tregon se Curran nuk e kishte kuptuar se sa keq do merrej interaktiviteti i saj me çiftin e artistëve, derisa ka mbërritur në shtëpi dhe ka parë mesazhet e miqve dhe ka hapur rrjetet sociale.

“Sapo fola me Nicole Curran, gruan e pronarit të “Warriors” Joe Lacob, rreth ‘incidentit’ me Beyoncen mbrëmë.

Ajo ishte në lot, tha se kishte marrë kërcënime me vdekje në mediat sociale gjatë gjithë natës dhe këtë mëngjes ajo ka fshirë llogarinë e saj në Instagram”, shkroi Ramona Shelburne.

Siç shpjegon Shelburne, Curran ishte ajo që e kishte ftuar çiftin për të parë ndeshjen. Ajo i pyeti ata nëse dëshironi pije.

“Curran thotë se Jay Z kërkoi një sodë me vodka, ajo e pyeti nëse e dëshironte me krem. Por kishte shumë zhurma në Oracle dhe ajo nuk mund të dëgjonte, kështu që u përkul. Ky është momenti nga vijnë fotot e Beyonces që shikon me dyshim. Unë kurrë nuk kam përjetuar ngacmime online si kjo. S’më besohet që lojtarët tanë përjetojnë këto. S’më besohet si fëmijët e përjetojnë këtë.”, shkruan Shelburne.

Beyoncé dhe Jay-Z nuk kanë reaguar publikisht rreth fotografisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *