Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Urbani falas kushton vetëm 16.79 mln euro në vit, 6.8% e buxhetit të bashkisë


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” tregoi shifrën që i kushton buxhetit të bashkisë transporti publik urban.

Këlliçi tha se shuma totale e biletave të udhëtimit dhe aboneve në një vit ka një kosto totale prej 16.79 milionë euro.

Sipas tij kjo shifër është vetëm 6.9% e buxhetit prej 240 mln euro që ka aktualisht Bashkia Tiranë.

“Një nga premtimet që prek jetën e 200 mijë qytetarëve në ditë. Ky shërbim do të mundësohet pa pagesë…numri i biletave të shitura në 2019, numri më i lartë, 28 milionë e 666 mijë bileta të shitura. Numri i aboneve për atë vit 490 mijë e 545. Për të gjitha biletat e shitura është rreth 10 mln euro, shtojmë këtu edhe abonetë që shkojnë 6.8 mln euro. Dhe në kosto totale del 16.79 mln euro. Viti më i mirë me numrin më të lartë të pasagjerëve. Dhe kjo përbën vetëm 6.8% të një buxheti që është 240 mln euro në vit i Bashkisë së Tiranës“, tha Këlliçi.