Luçiano Boçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit deklaroi në studion e emisionit “Log.” se nuk mund të helmohen qytetarët për hir të investimit 27 mln euro për inceneratorin.
Ai theksoi se kryeministri duhet ta ndërpresë investimin për shkak se është kancerogjen.
“Arsyetimin teknik e kemi dhënë. Çështjen e inceneratorit e kam ngritur që në vitin 2015. Tym kancerogjen që ndikon në rrugët respiratorë, procesin e lindjes. Prevalenca e tumorëve në Elbasan sot është më e lartë se në të gjithë bashkitë e tjera. Për pastrimin e ajrit është premtuar disa herë që do të vendoseshin monitorë. Dhe nuk janë vënë dhe nuk pyet njeri se gjithmonë ka ngelur ai standardi.
Pse duhet që për hir të 27 mln eurove të helmojnë të gjithë qytetarët e Elbasanit. Investim i gabuar, përgjegjësi ligjore. Pse nuk del kryeministri të thotë që është investim i gabuar, ta ndërpresë fare, sepse është helmues, është kancerogjen. Unë nuk dua që plehrat e çdo bashkie të sillen në një qytet si Elbasani”, u shpreh Boçi.