Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet aksidentalisht nga biçikleta dhe dëmtohet në kokë, humb jetën 67-vjeçari në Tiranë


Një 67 vjeçar me iniciale S.Ç ka humbur jetën në Tiranë.

67 vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime në kokë. Kjo gjë i ka shkaktuar atij vdekjen.

Mësohet se ngjara ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”.

 

NJOFTIMI:

Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.