Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 32% e vajzave dhe djemve 20-24 vjeç pa punë e pa shkollë, rinia do gjejë shpresën pas 14 majit


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, referuar një studimi të fundit të INSTAT, ngre alarmin për të rinjtë e vendit.

Duke u bazuar tek studimi, Meta shkruan në Facebook se, 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, duke bërë përgjejës për këtë Edi Ramën dhe korrupsionin që grabit miliarda euro sipas tij.

Meta vijon se kjo gjendje i detyron të rinjtë të emigrojnë, por që do të marri fund në 14 maj.

Postimi i plotë:

Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, siç tregon studimi i fundit i INSTAT për vitin 2021.

Ky fakt tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, që grabit miliarda euro.

Kjo detyron mijëra të rinj të emigrojnë, duke rrezikuar edhe jetën përmes emigracionit të paligjshëm.

Kjo situatë skandaloze merr fund shumë shpejt më 14 Maj dhe rinia do të rigjejë shpresën dhe mundësitë reale për punësim dhe arsimim në Shqipëri.