Vendosni fjalën kyçe....

I përmbyset në mes të detit gomonia, policia Kufitare shpëton turistin në Sarandë


Policia kufitare ditën e sotme i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Sarandë, i cili kishte mbetur në mes të detit dhe rrezikonte të mbytej pasi gomonia e tij ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Policia është nisur në drejtim të kësaj adrese menjëherë pas telefonatës dhe pas disa minutash kërkime kanë arritur të shpëtojnë shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

“Sarandë/ Policia Kufitare i përgjigjet në kohë rekord, thirrjes për ndihmë të një qytetari që rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys në mes të detit, mjeti lundrues gomone që drejtonte.

Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit.

Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord”-njofton policia.