Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit


Ilir Beqaj nuk ka pranuar mandatin e deputetit për qarkun Shkodër.

Pas dorëzimit të mandatit të Benet Becit si kandidat për Bashkinë e Shkodrës nën siglën e Partisë Socialiste, duket se ish-Ministri i Shëndetësisë në qeverinë Rama 1 nuk e tërheq më puna si i zgjedhur i popullit.

Edhe pse Beqaj u largua nga parlamenti duke iu hequr mandati për shkak të përfshirjes së kompanisë së tij në tendera publikë atij iu besua në nëntor të vitit 2021 drejtimi i Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që njihet ndryshe si agjencia që menaxhon fondet e donatorëve.

Në radhë për mandatin lënë nga Beci është Frrok Gjini.

Gjini në vitin 2021 është paditur nga Partia Demokratike në SPAK me argumentet se një person me rekorde kriminale blinte vota për kandidatin e renditur i pesti në listën e Shkodrës.

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi kallëzoi në atë kohë në SPAK Kryeministrin Edi Rama, Frrok Gjinin, Niko Ibrahimajn, Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër, Ilir Babaj/Baba Drejtor i Ujësjellësit-kanalizime Bashkia e Vaut të Dejës dhe vëllanë e tij, Basri Babaj/Baba duke i akuzuar për ‘Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas PD Basri Babaj/Baba qarkullonte me makinë të blinduar në Laç , brenda së cilësi iu gjetën sipas PD 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore të Vaut të Dejës.