Vendosni fjalën kyçe....

I dërguari special amerikan për Ballkanin Escobar viziton Tiranën, takon Ramën e Alibeajn, shmang Berishën


I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të vizitojë sot Tiranën.

Vizita e tij vjen dy ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai do qëndrojë në Tiranë deri më 13 prill ndërsa pritet të takojë kryeministrin Rama e presidentin Begaj.

Escobar pritet të takojë edhe kreun e komanduar të PD-së Alibeaj  Sekretarin Bardhi ndërsa nuk ka parashikuar asnjë takim me kreun e Grupit për Rithemelimin e PD-së Berisha.

Ky i fundit e ka akuzuar Escobar-in si pjesë të një skeme ndërkombëtare gjobëvënieje së bashku me ambasadoren amerikane Kim e kryeministrin Rama.