Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Gjobat masive nga policia bashkiake do marrë fund pas 14 majit


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili denoncoi veprimet nga policët e bashkisë duke gjobitur çdo makinë të mundshme në Tiranë.

Sipas Vasilit kjo situatë nuk mund të vazhdojë sepse gjobat që vendosin ato janë mundi i një ditë të tërë, ndërsa kostoja e një parkimi është shumë  i lartë.

“Është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia.

Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të marrin makinat për të kryer punët e tyre dhe gjobiten nga policia bashkiake.

Le të dalë një nga bashkia që të tregojë se ku shkojnë qindra miliona para që përfitohen nga gjobat dhe çfarë zgjidhet në kryeqytet më këto para. Po ashtu edhe parkingu është në një nivel të frikshëm pasi kostoja për një qytetar të Tiranës është e papërballueshme.

Kaosi në Tiranë është i përditshëm sepse kanë një qëllim që të rritet konsumi i naftës edhe oligarkët të përfitojnë më shumë. Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë, ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon  përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin.

E para gjë që do të ndodhi pas 14 majit është përgjysmimi i tarifave të parkingut, policia do të ketë rrol edukativ dhe ndërgjegjësues dhe jo si xhandar si vepron sot, sepse kjo nuk është parë në asnjë vend të botës”-tha Vasili.