Vendosni fjalën kyçe....

Ari kalon çmimin e 2000 dollarëve


Çmimet e arit arritën të mërkurën më të lartat që nga marsi 2022, duke rritur fitimet mbi 2,000 dollarë për ons, mes kërkesës dhe shifrave zhgënjyese ekonomike të SHBA-së.

Ari spot u rrit me 0.1% në 2,030 dollarë për ons, ndërsa kontratat e së ardhmes së arit në SHBA mbetën të pandryshuara në 2,038,10 dollarë. Analistët thonë se metali i çmuar do i mbajë fitimet mbi pragun e 2,000 dollarëve për shkak të perspektivave më të dobëta për ekonominë amerikane.

Më herët ari ka rezultuar mbi nivelin 2000 dollarë në gusht 2020 dhe në mars 2022. Këtë herë, duket se është në gjendje të mbajë vrullin, pasi retë e errëta mblidhen rreth ekonomisë tha për Reuters analisti i pavarur Ross Norman.

Sipas tij, të dhënat më të dobëta ekonomike e kanë zhvendosur fokusin nga ‘goditja e inflacionit në shpëtimin e ekonomisë’.

Firma amerikane e përpunimit të listës së pagave ADP raportoi të mërkurën se punësimi në sektorin privat u ngadalësua në mars, një shenjë se rritja ekonomike në vend po shkon drejt një ngadalësimi të mprehtë ose recesionit. ADP tha se 145,000 vende pune u krijuan muajin e kaluar, me shifrën nën vlerësimin e Doë Jones për 210,000.

Investitorët kanë rritur blerjen e arit kohët e fundit, duke kërkuar mbrojtje nga infektimi që prek sektorin bankar të SHBA. Ata tradicionalisht i drejtohen arit në kohë pasigurie tregu për të mbrojtur rreziqet.