Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama kërkon ta bëjë Ahmetajn “kokë turku” për skandalin McGonigal


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv,  se SHBA do sjellë letër porosi në Tiranë për Edi Ramën si i përfshirë direkt në skandalin “McGonigal”. 

Kryemadhi tha më tej se Rama po tenton të bëjë “kokë turku” Arben Ahmetajn për të shpëtuar veten. 

Do vijë letër porosi sepse McGonigal ka patur biznese në Shqipëri, kjo është e verifikuar. Së dyti, në taktikën politike, Monika Kryemadhi nuk kandidon për Tiranën, as për kryeministre, as për deputete. Monika Kryemadhi është një nga 62 deputetët që është kundër Edi Ramës. Të bësh një akuzë të tillë sot me një gjë që është absurde në një Tv kombëtar për një fakt, kur pyesja unë kur thoja ore kush është gazetari, mban kohën prime 10 minuta, flet me mashtrime në kohën më të rëndësishme televizive dhe kur Monika Kryemadhi denoncon inceneratorët me fakte, fatura, filmime të drejtpërdrejta nuk shkon dhe nuk flet asgjë, do të thotë se këtu fle lepuri në një vend tjetër.

Sulmojnë Arben Ahmetajn se thonë ka vendosur Monika Kryemadhin, më bëhet qejfi që e besojnë këtë gjë dhe shumë mirë që e besojnë se unë sot kam mbaruar punë me Ben Ahmetajn. Nëse Ben Ahmetajt i sekuestrohet shtëpia e gruas së parë, gruas së dytë, i kontrollohen apartamentet pa prezencë e shumë thyerje rregullash, nuk është çështja se Edi Rama po sakrifikon Ahmetajn për paratë e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, numri dy i qeverisë për të cilin ka bërë rindërtimin, kja ideuar skemën e inceneratorëve, ka bërë të gjitha transaksionet financiare me Edi Ramën… A mos është Ben Ahmetaj “koka e turkut” për çështjen McGonigal? Që të dalë Ahmetaj se ka bërë transfertat e parave për McGonigal…ai 14 herë emri që del në atë aktpadinë e McGonigal të mos jetë Edi Rama… Unë kam informacionet e mia dhe shumë shpejt do të dalë. Përsëri i përket SPAK-ut”, deklaroi Kryemadhi.