Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mbledh firmat në Këshillin e Evropës për rrëzimin e raportit të Dick Marty-t, Rama: Rruga e Drejtësisë për Kosovën do triumfojë


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë siguruar firmat e nevojshme në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin mbi rezolutën e Dick Martyt ku u ngritën akuza mbi luftën e UÇK dhe përfshirjen dhe përfshirjen në trafikun e organeve njerëzore.

Rama përmes një statusi në Facebook, shkruan se pavarësisht se Rruga e Drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, ajo do të triumfojë në fund.

 

Postimi i plotë:

I mblodhëm më në fund firmat e në asamblenë e këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare