Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, protestë në Hagë


Ka nisur para Gjykatës Speciale në Hagë protesta kundër akuzave ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/2000.

Shumica e shqiptarëve kanë udhëtuar drejt Holandës nga Gjermania, Zvicra e Austria.

Ditën e djeshme një protestë masive u zhvillua në Prishtinë në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ish-presidentit e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit Jakup Krasniqi e Kadri Veseli e ish-deputetit Rexhep Selimi.

Në protestë është i pranishëm edhe djali i Kadri Veselit, ndërsa në protestën e djeshme në Prishtinë u pa në krye të saj djali i Haxhim Thaçit.